Chelsea, ofensivë për Jhon Duran

Chelsea, ofensivë për Jhon Duran

Pas arritjes në finalen e Kupës Efl, drejtuesit e Chelseat menjëherë kanë përveshur mëngët për përforcimin e metrave të fundit, një ndër prioritetet e Mauricio Pochettinos në këtë merkato dimërore.

Jhon Duran i Aston Villas po e impresionon trainerin argjentinas, vlera e të cilit në merkato i arrin 20 milionë eurot.

Duhet theksuar se ëndërra e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ vijon të jetë Victor Osimhen, të cilët po e ndjejnë mungesën e Jackson, i grumbulluar me Senegalin në Kupën e Afrikës.

Duke qenë se 20 vjeçari momentalisht është zëvëndësues tek londinezët, ky fakt mund ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Villa Park ‘’ dhe ti bashkohet Chelseat, skuadër e cila vijon të shfaqë probleme në metrat e fundit.

Sulmuesi nga Medellin numëron 23 sfida dhe 4 gola në sezonin aktual, i cili gjithashtu është një lojtar stabël edhe tek Kolumbia.

Vështirësitë për Chelsean vijojnë edhe në aspektin e performancave në Premier League, ekip shumë larg sukseseve të së kaluarës, i cili pas 21 sfidave, renditet i 9-ti, 9 pikë larg Europës.

Për sa i përket Jhon Duran, duhet kujtuar se e filloi karrierën tek Envigado dhe më pas provoi veten tek Chicago Fire në Major League Soccer, për të cilin ‘’ Los Villanos ‘’ shpenzuan 17 milionë euro por kjo shifër mund të dyfishohet nëse do të transferohet në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy