Juventus insiston për Kepa Arrizabalaga

Juventus insiston për Kepa Arrizabalaga

  Nisma e Juventusit në lidhje me një ndryshim drastik të skuadrës po bën shumë bujë në të tashmen .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ vijon të jetë e penduar për ‘’ disfatën ‘’ e pësuar në sezonin e kaluar në kampionat   duke humbur luftën me Interin që fitohej  prej 9 vitesh nga  juventinët .  Rikthimi i Massimiliano Allegrit sikur ia ka rikthyer buzëqeshjen torinezëve të cilëve i mbetet ende  për të bërë por eksperienca e fituar ndër vite është aleati më i mirë për ti dhënë fund kësaj historie .   

Drejtori sportiv Fabio Paratici ka  bërë shumë kilometra dhe e ka pozicionuar foksuin tek portieri Kepa Arrizabalaga i cili e ka humbur rivalitetin me  Edouard Mendy duke  provokuar largimin e mundshëm të spanjollit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.

 Pavarësisht rendimentit të vakët tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’  cilësitë e 27 vjeçarit janë një motiv për Juventusin për ta transferuar gjatë merkatos vijuese .  

Kjo zgjedhje është bërë sepse polaku Szczesny nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe  italianëve iu nevojivet një siguri  absolute në kuadratin e bardhë .

4 vitet në ‘’ Stamford Bridge ‘’  ia kanë rritur famën Kepa Arrizabalagës sepse ka përfaqësuar një klub me peshë në Premier League dhe  Europë.  Tranferimi tek bardhezinjtë do të konceptohej një zgjedhje ideale për ishi-n e Athletic Bilbaos dhe njëkohësisht një privilegj për të sepse është klubi më i suksesshëm në Calcio dhe gjithashtu ndër më cilësorët në kontinentin e vjetër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy