Barcelona synon qëndrimin e Joao Cancelos

Barcelona synon qëndrimin e Joao Cancelos

Ecuria shumë e mirë e Joao Cancelos tek Barcelona , i ka vënë në lëvizje drejtuesit për të siguruar qëndrimin e ishi-t të Valencias në ‘’ Camp Nou ‘’.

Momentalisht kartoni i portugezit është në pronësi të Manchester City-t dhe ‘’ Blaugranët ‘’ janë shprehur të gatshëm të paguajnë 25 milionë eurot, shifër e cila i korrespondon vlerës së kartonit.

Mbrojtësi ka treguar një nivel për tu duartrokitur në këtë fazë të parë të sezonit me spanjollët , i cili është shëndërruar në një element kyç në skemat e Xavi Hernandez.

Parashikohet se në vijimësi do të intensifikohen negociatat ndërmjet drejtuesve respektivë për arritjen e objektivit, një prioritet i kuq e bluve në lidhje me periudhën e transferimeve.

Deri më tani Joao Cancelo numëron 19 sfida me ‘’ Los Cules ‘’ , i cili është parë mjaft aktiv drejt portave kundërshtare , fakt i provuar me 5 gola të shënuar dhe dy asiste për shokët e skuadrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy