
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ecurinë e Kombëtares shqiptare.
Tahiri deklaroi se lojtarët këtu ishin, por duhej trajneri Silvinjo, për t’i vendosur atje ku duhej.
Personi i duhur, në momentin e duhur, ai është trajneri Silvinjo. Këta lojtarë këtu kanë qenë, por trajneri i vendosi atje ku duhet. Taktikisht, nga ana ime, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi janë në sinkron. Është një ekip i shkurtër dhe vrapon shumë.
Shumica e lojtarëve të formacionit, janë titullarë në ekipet e tyre, ndoshta trajnerët më parë nuk e kanë pasur këtë fat. Dëshira në ekipin kombëtar gjithmonë ka qenë, por në shikojmë një ekip më të qetë.
Asani është gjetje e trajnerit Silvinjo. Ka gjetur edhe Seferin, që shënoi dy gola. Është trajneri që ka futur këtë ide te Kombëtarja. Të shpresojmë të vazhdojmë kështu.



