
Myrto Uzuni do të vazhdojë të jetë pjesë e Granada në Spanjë, edhe për disa sezone të tjera.
Paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit shqiptar, kanë lënë të mahnitur drejtuesit e klubit spanjoll, të cilët i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2026.
Palët kanë rënë dakord dhe ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes. Uuzni po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij, teksa këtë sezon, në 11 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë një asist.



