
Pothuajse në çdo merkato Real Betisi e konsideron një prioritet transferimin e Houssem Aouar në ‘’ Benito Villamarin ‘’.
Francezi prej disa sezonesh po shkëlqen tek Lyon pavarësisht se kohët e fundit është vënë re një rënie e theksuar në lojë.
Gjatë verës Milan , Roma dhe Interi do të masin forcat për 24 vjeçarin , i cili e finalizon eksperiencën me ‘’ Les Gones ‘’ në 30 qershor dhe mund të ndryshojë destinacion me qëllimin e rikthimit në një lojtar determinant.
Manuel Pellegrini e konsideron të domosdoshëm për ofensivën e ‘’ Los Verdiblancos ‘’ por kampionët në fuqi të Serisë A sigurisht do të mundohen ti parakalojnë , pa anashkaluar as ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe Interin .
Me nivelin e treguar mund të thuhet se Houssem Aouar e meriton të provojë veten tek një ekip elite , por edhe Real Betisi e ka treguar në kohët e fundit se mbetet një rival për tu patur në konsideratë , i cili ka impresionuar , sidomos në Europa League.



