
Paraqitjet shumë të mira te Cuti Romeros tek Tottenhami, po i sigurojnë pretendentë me kalimin e kohës.
Duke iu referuar këtij fakti, drejtuesit e ‘’ Spursave ‘’ kanë filluar ti lëvizin gurët me qëllimin e përfitimit.
Mbrojtësi e finalizon kontratën me anglezët në 2027-tën, për të cilin presidenti Daniel Levy synon të arkëtojë 175 milionë euro.
Kjo shifër reflekton rëndësinë e lojtarit kordobez në 11-shen e Ange Postecoglou, e cila e vështirëson largimin nga ‘’ White Hart Lane ‘’.
Real Madridi është një ndër kandidatët për të marrë shërbimet e 26 vjeçarit, ekip i cili liderohet nga Florentino Perez, president që e ka shëndërruar këtë skuadër në një ndër më të suksesshmet dhe të pasurat e botës.
Një kalim në La Liga do të ishte një tjetër provë ndër pesë kampionatet më prestigjozë të Europës, pas Serisë A dhe Premier Leagues.
Referuar interesit të ‘’ Los Merengues ‘’, besohet se Cuti Romero do ta analizojë me detaje sepse faktikisht kjo skuadër vijon të jetë ëndërra e shumicës së lojtarëve.
Nxënësi i Ange Postecoglou vjen nga një sezon shumë i mirë, me 5 gola në 34 sfida me londinezët dhe fitimit të Kupës së Amerikës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.



