Ish-trajneri italian, Fabio Capello, foli për ecurinë e Milanit në Champions League.
Për ndeshjen ndaj Napolit, Capello ka vlerësuar maksimalisht portieri Mike Maignan, ndërsa shtoi se për të fituar Champions League, duhet që portieri të jetë vendimtar, duke përmendur rastin e Courtois.
Sipas tij, Diaz dhe Leao bëjnë diferencën kur dalin përpara në sulm.
Vitin e kaluar Real Madrid fitoi Champions League falë pritjeve të Courtois. Nëse do të shkosh deri në fund portieri duhet të jetë vendimtar. Maignan ishte i tillë.
Milani ishte në telashe në fillim, veçanërisht në daljen me top përpara. Por më pas falë lojtarëve cilësor si Diaz dhe Leao ia dolën të riktheheshin me topin. Ata të dy bëjnë diferencën sa herë dalin përpara.



