Argjentina do të marrë pjesë në edicionet e ardhshme të Nations League, kompeticion i rezervuar për kombëtaret e vendeve europiane dhe që është fituar nga Portugalia në edicionin e saj të parë.
Ky është skenari i famshëm i hedhur për diskutim në Argjentinë, por i përgënjeshtruar menjëherë nga UEFA nëpërmjet një komunikate.
"Nuk ka asnjë të vërtetë në zërat, që thonë se Argjentina është ftuar të garojë në kompeticionet e organizuara nga UEFA dhe as të bëhet pjesë e saj", lexohet në notën zyrtare.
"Uefa nuk e ka nisur kurrë një diskutim për këtë çështje dhe as që do ta bënte. Sidoqoftë, për hir të miqësisë dhe bashkëpunimit, UEFA është e gatshme ta ketë si të ftuar speciale për çdolloj kompeticioni europian në çdo moment".
Zërat ishin shtuar pak ditë pas eleminimit të Messit me shokë nga Kupa e Amerikës 2019, aventurë që përfundoi mes polemikash për gjykimin në gjysëmfinalen e humbur me rrezultatin 2-0 ndaj Brazilit.



