
Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, u shfaq shumë i lumtur, pas fitores me Vllazninë.
Pas ndeshjes, Devolli foli për MCN TV, ku deklaroi se ekipi i tij mund t’i bëjë dëm çdo kundërshtari.
Për mua është fitore e katërt pasi nuk pësuam gol, u treguam të zotë nuk i lamë hapësira Vllaznisë. Në pjesën e dytë kërkuam të bënim presing se mbrojtësit e tyre kanë problem me topat e gjatë, markuam Balajn, zgjidhëm problemet me krahët, por bravo i qoftë futbollistëve që sakrifikuan dhe ja ku janë rezultatet.
Iu kam thënë që në ditën e parë lojtarëve që do t’iu vijë mundësia të luajnë, por me rregulla, të sakrifikojnë dhe të luajnë. I kemi armët për ti bërë dëm çdo ekipi, në pjesën e dytë portieri ynë ishte spektator.



