
Newcastle prej kohësh është në kërkim të një trajneri, për shkak të objektivave të mëdha që do të kenë sezonin e ardhshëm.
Deri tani janë përmendur shumë emra, por duket se drejtuesit e rinj do i besojnë një trajneri që e njeh mirë kampionatin. Sipas “Sport 1”, i pari në listë për të marrë drejtimin e bardhezinjve, është trajneri spanjoll Unai Emery.
Ky i fundit është nën kontratë me Villarreal, por drejtuesit e Newcastle besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje për ta ulur në stolin e skuadrës së tyre.
Emery e njeh mirë Premier League, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Arsenal, nga të cilët u shkarkua në vitin 2019.



