
Paul Pogba nuk do të jetë pjesë e Manchester United, për sezonin e ardhshëm. Lojtari është në fund të kontratës së tij me “Djajtë e Kuq” dhe nuk do të rinovojë.
Kjo është bërë e ditur nga trajneri i United, Ralf Rangnick, i cili është shprehur e mesfushori francez nuk do të zgjasë bashkëpunimin me klubin nga Mançesteri.
“Pogba nuk do të rinovojë kontratën, me shumë mundësi ai nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm”, deklaroi Rangnick.
Pogba nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë dhe në gjurmët e lojtarit janë 3 klube, PSG, Juventus dhe Real Madrid, që duan ta bëjnë pjesë të tyre.



