
Shqipëria U-21 e ka nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në kualifikueset për Europianin 2023. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, kanë mposhtur në ndeshjen e parë në grup Andorrën, me rezultatin 0-3 në transfertë. Ishte Armando Broja që zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, teksa pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, sulmuesi shqiptar shkëputet dhe me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës e ndal topin në rrjetë. Në minutën e 43-të, ishte Anis Mehmeti që shndërroi në gol një penallti, duke tundur kështu rrjetën në ndeshjen debutuese.
Rezultati 3-0 u vulos në minutën e 62-të, kur mbrojtësi i Andorrës, Alvarez shkaktoi autogol, pas një krosimi të Karricës nga e majta. Shqipëria U-21 i nis kështu me fitore kualifikuese e Europianit në grupin G, aty ku gjithashtu bëjnë pjesë edhe Anglia, Sllovenia, Çekia, Kosova dhe Andorra.



