Manchesteri deklaron largimet

Manchesteri deklaron largimet

  Sezoni për tu harruar i Manchester United i ka dhënë për të kuptuar drejtuesve se s’mund të vijohet kështu edhe pse pankina do të liderohet nga  Erik ten Hag .

Situata aktuale e ‘’ The Red Devilsave ‘’ konsiderohet katastrofike sepse dyshohet nëse anglezët do të performojnë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe kanë filluar të bëhen spastrimet e nevojshme për ti hapur derën një sezoni që do të ndryshojë historinë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

 Ish gjysëmfinalisti i Champions Leagues me Ajaxin është një trainer shumë i besueshëm , vlerat e të cilit u demostruan me kryeqytetasit por të jesh pjesë e Manchester United është një detyrë shumëfish më e vështirë për shkak se pretendohet gjithmonë suksesi në çdo kompeticion , sidomos në turneun më prestigjoz të Europës. 

Shumë lojtarë tashmë nuk konsiderohen më pjesë e kësaj skuadre sepse nuk kanë bindur aspak dhe lista fillon me ato që do të largohen me parametër zero si :  Pogba , Matic , Lingard, Cavani , Juan Mata dhe Lee Grant  të cilët përfundojnë kontratat aktuale në 30 qershor dhe do të jenë të lirë për të zgjedhur destinacionin që dëshirojnë .

Por s’duhet të anashkalohen as  Wan -Bissaka, Eric Bailly Phil Jones , Alex Telles Anthony Martial dhe Marcus Rashford , me largimin e të cilëve ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të synojnë fuqizimin e arkave dhe të formojnë një ekip kompetitiv për ta startuar siç duhet sezonin 2022-2023 , gjatë të cilit do të aspirohet domosdoshmërisht thyerja e akullit dhe shëndërrimin në atë protagonistin e disa viteve më përpara që fitonte gjithçka me një referent të padiskutueshëm si Cristiano Ronaldo , fitues i pesë ‘’ Topave të Artë ‘’.  

Humbja e terrenit tashmë është një sinjal alarmi se ndryshimi duhet të jetë i menjëhershëm për të evituar zhytjen  në gropën e zhgënjimeve për arsye se historia evidenton se kjo skuadër është  formuar vetëm për të triumfuar .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy