
Një ndër detyrat e drejtuesve të Atletico Madridit për merkaton dimërore do të jetë përforcimi i krahut të majtë të mbrojtjes.
Diego Simeone ka evidentuar një performancë jo në lartësinë e duhur gjatë sezonit aktual i cili sigurisht do të jetë shumë kompetitiv dhe më të papritura.
‘’ El Cholo ‘’ kërkon një zëvëndësues për Alejandro Grimandon dhe në fakt e ka gjetur.
Maxi Araujo po shkëlqen tek Sporting Lisbona dhe sipas ‘ A Bolas ‘ tashmë është përfshirë në listën e argjentinasit.
Anësori nga Montevideo po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Jose Alvalade ‘’, i cili të shkuarin e finalizoi me 7 gola dhe 6 asiste në 47 sfida.
Për amerikano-jugorët dhe uruguajanët në veçanti La Liga mbetet tejet e preferuar dhe në rastin konkret 26 vjeçari e ka kontratën në fuqi deri në 2030-tën me luzitanët.
Klauzola per prishjen e kontrates me portugezët i arrin 80 milionë eurot, për të cilin është interesuar edhe Chelsea, Manchester United, Juventus dhe Tottenham Hotspuri.
Sipas ‘FotMob ‘ Maxi Araujo kushton 18.3 milionë euro aktualisht, i cili mund të veshë bluzën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ shumë shpejt.
Edhe tek kombëtarja ‘’ Charrua ‘’ kryeqytetasi konsiderohet stabël nga tekniku Diego Forlan, ishi i ‘’ Los Colchoneros ‘’.



