Juventusi ka shitur 520 mijë fanella të Ronaldos për një ditë, fiton 54 milionë euro

Juventusi ka shitur 520 mijë fanella të Ronaldos për një ditë, fiton 54 milionë euro

Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juvenusit për shumë e 100 milionë eurove. Ai do të prezantohet të hënë, ndërsa blerja e tij ka tronditur jo pak opinionin sportiv.

Njoftimi zyrtar për blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi erdhi të martën pasdite, ndërsa nga e mërkura fanellat e tij kanë filluar të shiten në Juventus Store dhe online në ueb faqen e klubit.

Por sa është çmimi i një fanelle? Fanellat kushtojnë nga 137 euro, ndërsa ka edhe 104 euro.

 

Dyqani i Juventusit në Milano kishte një rresht të pafund tifozësh prej se kur u hap nga ora 10 e mëngjesit.

Sipas një shkrimi thuhet se një fanellë e Ronaldos është shitur në një minutë. Juventusi dhe Adidas në mbarë botën kanë arritur të shesin diku 20,000 fanella.

Por ajo që ka tronditur është shitja në faqen e internetit. 500 mijë fanella të CR7 janë rezervuara .

Në total 520 mijë fanella në 24 orët e para pasi Ronaldo nënshkroi për klubin nga Torino.

Sipas Il Sole 24 Ore, nëse llogaritet nga shitja e fanellave të reja prej 104 euro, atëherë i bie që 520 mijë fanellat kanë kushtuar 54 milionë euro.

Sipas një llogarie të thjeshtë klubi italian ka arritur të nxjerr gjysmën e shpenzimeve për blerjen e Ronaldos dhe deri tani ajo po del më fitimprurëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy