
Paraqitjet dinjitoze të brazilianit Vanderson tek Monaco vijojnë ti sigurojnë pretendentë në lidhje me merkaton.
Anësori është shëndërruar në një ndër shtyllat e mbrojtjes së monegaskëve, për të cilin Barcelona do të ketë një sfidë të vështirë me Manchester United dhe Real Madridin.
Drejtuesit e francezëve ende po e analizojnë shitjen e 22 vjeçarit gjatë kësaj periudhe , duke qenë se nëse do të largohej nga ‘’ Luigji i Dytë ‘’ do ti prishte disi ekuilibrat në prapavijë.
Gjithsesi nëse i referohemi pretendentëve , kur bëhet fjalë për Manchester United dhe Real Madridin gjithmonë konsiderohen një kërcënim serioz për çdo skuadër për faktin se janë dy ndër klubet më të pasur në botë.
Vendimi i mbetet drejtuesve të Monacos për ishi-n e Gremios , i cili ka treguar një nivel për tu duartrokitur në sezonet e fundit dhe tashmë rezultatet janë të dukshme.



