Zyrtare/ Problemet me zemrën, Aguero tërhiqet nga futbolli i luajtur

Zyrtare/ Problemet me zemrën, Aguero tërhiqet nga futbolli i luajtur

Kun Aguero ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur. Shkak për këtë janë bërë problemet me zemrën te sulmuesi argjentinas.

Ky i fundit nëpërmjet një konference për shtyp, ka bërë të ditur se nuk do të kthehet më në fushë për të luajtur.

33-vjeçari u transferua te Barcelona në merkaton e verës, por aventura te katalanasit nuk shkoi si duhej, pasi fillimisht pësoi dëmtim duke iu shtyrë debutimi dhe më pas në ndeshjen ndaj Alaves shfaqi probleme me zemrën, sfidë kjo e cila ishte e fundit për argjentinasin.

Gjatë momentit kur njoftoi tërheqjen nga futbolli në konferencë, Aguero e kishte të pamundur t’i mbante lotët. Gjatë karrierës së tij, Aguero ka luajtur me Indipendente, Atletico Madrid, Mancherster City dhe Barcelonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy