Real Madridi, tjetër opsion për mbrojtjen

Real Madridi, tjetër opsion për mbrojtjen

 Pas disa alternativave në lidhje me përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes drejtuesit e Real Madridit i kanë shtuar një tjetër emër listës së gjatë.

Tiago Santos i Lilles shikohet si një zëvëndësues ideal i Dani Carvajal, i cili fatkeqësisht do të mungojë për një kohë të gjatë.

Trainerit Carlo Ancelotti nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të provojë Federico Valverden apo Lucas Vazquez në këtë pozicion jo natyral për to.

Në rastin konkret 22 vjeçari e ka eksperiencën për t’iu bashkuar një ekipi elite dhe interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ ia rrit automatikisht vlerat.

Të ndërgjegjshëm për fuqinë e presidentit Florentino Perez, drejtuesit e ‘’ Les Dogues ‘’ menjëherë kanë reaguar duke përcaktuar çmimin për Tiago Santos.

Afro 15 milionë euro pretendohen për luzitanin, kontributi i të cilit i ka ndihmuar ish kampionët e Ligue 1 për të avancuar për më tej.

Konkretisht Lilla i shkaktoi një humbje ‘’ Los Blancos ‘’ në sfidën e dytë të vlefshme për Champions Leaguen por dihet se kur flitet për një klub të këtyre niveleve, për çdo lojtar është një privilegj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy