
Me kalimin e kohës Barcelona vijon të insistojë për transferimin e Bernardo Silvas por problemet e theksuara të spanjollëve në aspektin ekonomik momentalisht e pamundësojnë këtë akord.
Megjithatë, Manchester City ka menduar ti bëjë një favor ‘’ Blaugranëve ‘’, gjithmonë nëse do të pranojnë shkëmbimin me Gavin, lojtar që preferohet shumë nga Pep Guardiola.
‘’ The Citiziens ‘’ janë të gatshëm të lejojnë largimin e portugezit nga ‘’ Etihad ‘’ për 80 milionë euro, shifër e pamundur për xhepat e Joan Laportas.
Sulmuesi i talentuar ende nuk është regjistruar në ekipin e parë dhe ky fakt ia lë të hapur rrugën bardhekaltërve për të tentuar firmosjen me 18 vjeçarin , të cilin natyrisht Pep Guardiola e njeh shumë mirë dhe sigurisht do të ishte një armë më shumë në metrat e fundit tek Manchester City.
Drejtuesit e anglezëve po mendojnë fillimin e negociatave me ‘’ Blaguranët ‘’ për një shkëmbim afatshkurtër, vendim i cili i takon kryesuesve në fuqi të La Ligas.
Gjithsesi duhet riktheksuar se numri një i Barcelonës në lidhje me merkaton ka deklaruar se skuadrës së zemrës i duhet një qendërmbrojtës, një anësor i djathtë dhe një qendërsulmues për tu vënë në gatishmëri të Xavi Hernandezit në momentin kur Robert Lewandowski do të mungojë.



