Notari shqiptar Sidni Hoxha është renditur në vend të parë në garën e 50 metrave duke fituar me kohën 22 sekonda e 80 të qindat duke vendosur dhe një record kombëtar për meshkuj në garën e 50 metrave edhe pse nuk arriti dot që të siguronte kalimin për në raundin e gjysmëfinaleve.
Hoxha arriti që të bëjë menjëherë diferencën duke u shkëputur i pari por nuk arriti të kualifikohej për në gjysmëfinale.
Në baterinë e pestë garoi edhe notari nga Kosova Lum Zhaveli, i cili shënoi kohën 24 sekonda e 53 të qindat duke mos arritur dhe ai të kalojë në gjysmëfinale.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Sidni Hoxha u rendit në vendin e 41, ndërsa notari nga Kosova në vendin e 57.
Më herët ka pasur akuza të forta nga Sidni Hoxha në drejtim të delegacionit Olimpik Shqiptar që kishin bërë një gafë të rëndë duke i rregjistruar kohën gabim nga 22 sekonda e 93 të qindat, në 29 sekonda e 93 të qindat.
Si dhe për papërgjegjshmëri në garën e 100 m stil i lirë më datën 9 gusht për faktin se përfaqësues të KOKSH-it nuk u paraqitën për regjistrimin e emrit të tij.



