
Mungesa e akordit për rinovimin e kontratës ndërmjet Parisit dhe Neymar ka shkaktuar fërkimin e duarve nga Barcelona e cila vazhdon të shpresojë se një ditë braziliani do të rikthehet në ‘’ Camp Nou ‘’. Duhet theksuar se përfundimi i saj është në 30 qershorin e 2022-shit dhe me shumë gjasa merkatoja e ardhshme do ta largojë nga Parisi për t’iu rikthyer një eksperiencë të re me katalanasit me objektivin e përsëritjes së sukseseve përkrah Lionel Messit. Sipas prestigjozes Marca 29 vjeçari ka deklaruar se është gati të pranojë një ulje page vetëm që të transferohet përsëri në Katalunjë . Ishi i Santos është një ndër lojtarët më të paguar në qarkullim sepse në xhepat e tij kryeqytetasit derdhin shifrën e 70 milionë eurove në sezon.
Por problematika e kësaj çështje është se këta të fundit e kanë deklaruar shpesh herë se nuk kanë ndërmend ta shesin sulmuesin tek Barcelona sepse janë të bindur se me të në organikë Mauricio Pochettino mund t’ia plotësojë dëshirën presidentit nga Katari Nasser Al Khelaifi e cila është fitimi me çdo kusht i Uefa Champions Leagues. Edhe pse alternativat për sulmin e Barcelonës janë të shumta , ndër të cilat përfshihet gjigandi Erling Haaland , Neymar Junior në plan të parë konceptohet si një operacion disi më i lehtë për tu realizuar sepse në tratativat e rikthimit të tij mund të ndikojë e kaluara brilante përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarez, treshe kjo e pandalshme dhe një nga më të produktivet në qarkullim asokohe.
Projekti i detajuar i Joan Laportas për rikthimin tek trofetë e munguar ka filluar të marrë formë sepse e demostruan mjaft mirë edhe në finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos të cilën e fituan me goleadë 0-4 dhe tashmë do ta përqëndrojnë vëmëndjen në Primera Division në 8 javët e mbetura edhe pse renditen 5 pikë larg Atletico Bilbaos por në futboll historia e ka treguar se gjithçka mund te ndodhë dhe nxënësit e Ronald Koeman nuk mendojnë të dorëzohen deri në fund.



