
Pak ditë më parë, Kelvin Kosta, shahisti i Butrintit, është shpallur kampion i Ballkanit, në turneun e zhvilluar në Malin e Zi. Shahisti 17-vjeçar, ka marrë pjesë në shumë turne të tjerë të rëndësishëm, por kjo është hera e parë, që ka bërë një arritje të tillë.
Duke folur në emisionin “SportZone” në MCN TV, Kosta u shfaq i emocionuar, duke thënë se nuk e kishte menduar një arritje kaq të madhe. Ai u shpreh se ky ishte një nga kampionatet më të forta që ka zhvilluar.
Ka qenë një kampionat shumë i fortë dhe emocionues për mua, duke ditur që përballë kisha lojtarë shumë të mirë. madje me mjeshtra. Ka qenë kampionati më i fortë që kam zhvilluar dhe i lumtur që fitova.
Të them të drejtën nuk e kisha menduar këtë arritje. Kisha menduar për sipër, por pas dy-tre ndeshjeve, mendova se mundësitë po rriteshin dhe kjo ishte mundësia ime për të fituar. Të shumtët nga garuesit, unë i kisha hasur edhe më përpara, në gara të tjera. Kryesisht në gara online, janë lojtarë të spikatur njihen nga të gjithë. Njëri prej lojtarëve, ka qenë kampione europe për U-16. Një nga qenë mjeshtër, më i miri në Bosnjë. Unë kryesisht isha njohur me të gjithë ata.
Më bëri përshtypje, sesi asnjë lojtar nuk dorëzohej deri në fund. Ishin gara që zgjasnin më shumë se 5 orë. Ishte shumë emocionuese.



