Dybala transferohet te Roma

Dybala transferohet te Roma

Paulo Dybala, mund të quhet si lojtari më i ri i Romës. Futbollisti argjentinas ka pranuar ofertën e verdhekuqve dhe pritet të firmosë në orët e ardhshme.

Dybala do të përfitojë 7 milionë euro dhe thuhet se ka qenë trajneri Mourinho, që e ka bindur të transferohet në “Olimpico”.

28-vjeçari ishte lojtar i lirë, pasi vendosi të mos rinovonte me Juventusin dhe prej kohësh përflitej për një kalim të mundshëm te Interi, por tashmë e ardhmja e lojtarit do të jetë te Roma.

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve është arritur dhe në orët e ardhshme, Dybala do i nënshtrohet vizitave mjekësore, për të firmosur  më pas edhe kontratën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy