
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u luajtën edhe ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin, në Amerikën e Jugut.
Padyshim vëmendja më e madhe ishte te Kili dhe Kolumbia, dy kombëtare që mbetën jashtë Botërorit.
Kolumbianët pavarësisht se fituan minimalisht ndaj Venezuelës, nuk ia dolën të kualifikohen, duke mbetur në vendin e 6-të me 23 pikë, 1 më pak se Peruja, që shkon në “Play Off”, falë fitores 2-0 ndaj Paraguait.
Jashtë Botërorit ka mbetur edhe Kili, që u mposht nga Uruguai dhe mbetet në vendin e shtatë me 19 pikë.
Nga Amerika e Jugut për në Botëror u kualifikuan, Brazili, Argjentina, Uruguai dhe Ekuadori, ndërsa Peruja do të luajë në “Play Off”.
Për sa i përket sfidave të tjera të zhvilluara, Brazili mposhti 0-4 Bolivinë ndërsa Argjentina barazoi 1-1 ndaj Ekuadorit.



