Një 20-vjeçar për sulmin, Milani zyrtarizon afrimin e radhës

Një 20-vjeçar për sulmin, Milani zyrtarizon afrimin e radhës

Pietro Pellegri është lojtari më i ri i Milanit. Klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate të bërë së fundmi, ka njoftuar afrimin e sulmuesit italian.

20-vjeçari vjen nga skuadra e Monaco në huazim për një vit, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Pellegri bëri debutimin e tij në Serie A më 22 dhjetor të vitit 2016, atëherë kur ai ishte vetëm 15 vjeç dhe shihej si një lojtar me të ardhme të madhe.

Megjithatë pas kalimit te Monaco, karriera e futbollistit mori për poshtë, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që pësoi te klubi francez.

Drejtuesit kuqezi shpresojnë që futbollisti të mos ketë më probleme me dëmtimet dhe të rritet, pasi në skuadër do të ketë dy sulmues m eksperiencë të madhe, siç është Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy