Ruben Neves përsëri në orbitën e Barcelonës

Ruben Neves përsëri në orbitën e Barcelonës

Me Sergio Busquets drejt largimit , drejtori sportiv Mateu Alemany po jep maksimumin çdo ditë për ti siguruar spanjollëve një zëvëndësues cilësor.

Ruben Neves është bërë përsëri pjesë e planeve të Xavi Hernandezit , i cili e vlerëson kontributin e dhënë tek Wolves dhe ka deklaruar se e mirëpret portugezin në ‘’ Camp Nou ‘’.

Dihet prej kohësh se zgjedhja e parë e ish mesfushorit mbetet Martin Zubimendi, tejet i rëndësishëm për Real Sociedadin dhe duke ditur vështirësinë e këtij transferimi , e ka konsideruar 26 vjeçarin si të duhurin për të ardhmen e mesfushës. 

Momentalisht akordi me yllin e ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ konsiderohet i papërballueshëm nga katalanasit dhe Ruben Nevesi mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos dimërore.

Në lidhje me ishi-n e Portos , ish fituesi i Europianit dhe Botërorit me ‘’ La Furia Rojan ‘’ e ka dhënë konfirmimin për transferimin në Katalunjë , për të cilin do të ishte një sukses shumë i madh në karrierë sepse Barcelona po e rifiton terrenin e humbur me kalimin e kohës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy