Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli në konferencë për mediat, në prag të sfidës së kthimit në çerekfinalen e Europa League ndaj Romës.
Pioli se objektivi i vetëm është gjysmëfinalja dhe për këtë arsye, skuadra nuk duhet të mendojë për ndeshjen e kaluar, ku u mposhtën minimalisht në shtëpi.
Duhet të kemi besim maksimal tek aftësitë tona. Kemi aftësinë për të zhvilluar një ndeshje të madhe dhe për të fituar. Ndeshja e parë nuk vlen më, të mos e mbajmë mendjen aty.
Sigurisht që ka shumë gjëra të vogla që mund dhe duhet t’i bëjmë më mirë për të vënë në vështirësi kundërshtarët tanë. Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, do të duhet të vendosim shumë cilësi dhe energji në fushë. Nesër kemi një mundësi shumë të mirë, objektivi ynë i vetëm është kualifikimi në gjysmëfinale.



