
Pas dështimit për blerjen e kartonit të Romelu Lukakut, drejtuesit e Interit s’kanë humbur kohë dhe kanë përcaktuar objektivin e rradhës për ofensivën . Gianluca Scamacca sipas Fabrizio Romanos pretendohet nga zikaltërit, vlera e të cilit arrin 25 milionë eurot. Ishi i Sassuolos e ka shansin për tu rikthyer në Serinë A pas eksperiencës tek West Hami, tek finalistët e Champions Leagues në sezonin e kaluar. Italianët janë përmirësuar ndjeshëm me Simone Inzaghin në stol dhe në vijuesin përsësi do të tentojnë të rikthehen tek titujt, në Itali dhe më gjerë. Sulmuesi kryeqytetas e finalizoi sezonin e shkuar me 8 gola dhe 1 asist tek ‘’ The Hammers ‘’ dhe interesi i Interit dëshmon se mbetet shumë cilësor në metrat e fundit.



