
Edhe pse konsiderohen dy ndër lojtarët më premtues të kontinentit të vjetër, e ardhmja e Endrick dhe Arda Guler tek Real Madridi është vënë seriozisht në rrezik.
Mungesa e hapësirave i ka lënë në prapavijë por sidoqoftë braziliani në sezonin aktual ka shënuar 5 gola në 22 sfida, tre prej tyre duke e nisur si titullar.
Ndërsa turku, 3 gola dhe 5 asiste në 28 sfida, dhe në tetë prej tyre është aktivizuar si titullar.
Sipas ‘ Sport ‘, flitet për një huazim gjatë merkatos së verës për të mos e humbur ritmin, një vendim i drejtë i marrë nga drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’.

Objektivi i Endrick dhe Arda Guler është mbërritja në formën më optimale të mundshme në Botërorin e 2026-tës, të cilit i mbetet edhe pak kohë për të nisur.
Megjithatë, ‘’ Los Blancos ‘’ i mbeten edhe shumë sfida për të zhvilluar dhe ndoshta situata e tyre mund të ndryshojë, edhe pse mundësitë janë të reduktuara.
Në rastin e kundërt, largimi i tyre nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të jetë i paevitueshëm.



