Miqësorja me Gjeorgjinë, 3 lojtarë largohen nga grumbullimi me Shqipërinë

Miqësorja me Gjeorgjinë, 3 lojtarë largohen nga grumbullimi me Shqipërinë

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme miqësoren me Gjeorgjinë, në një sfidë ku fitorja për kuqezinjtë është detyrim.

Pas paraqitjes shumë të mirë ndaj Spanjës, ndonëse u mposhtëm, tani Shqipëria do të kërkojë triumfin përballë tifozëve në “Air Albania”.

Për këtë sfidë, trajneri Reja do të ketë 3 mungesa të rëndësishme. Keidi Bare ka pasur një tërheqje muskulore pas ndeshjes me Spanjën. Futbollisti kuqezi ka qenë në monitorim të vazhdueshëm dhe pas konsultimit me stafin mjekësor, u vendos që të mos jetë me skuadrën ndaj Gjeorgjisë.

Në miqësoren ndaj Gjeorgjisë, do të mungojë edhe Ivan Balliu. Me lojtarin ishte rënë paraprakisht dakord që do të luante vetëm miqësoren ndaj Spanjës e më pas do të kthehej te klubi i tij, pasi pret të bëjë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit (Green Pass).

Nuk do të jetë ndaj Gjeorgjisë as sulmuesi Myrto Uzuni. Pas kërkesës së Granadas për ta pasur lojtarin në dispozicion për shkak se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat këtë javë dhe pas konsultimit me stafin teknik u vendos që Uzuni të qëndrojë në Spanjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy