
UEFA ka marrë vendimet për stadiumet e finaleve europiane, për vitin 2026 dhe vitin 2027.
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, u vendos që Champions League për vitin 2026 të zhvillohet në Budapest në stadiumin “Puskás Aréna”.
Vendimi për zhvillimin e finales së Champions League në vitin 2027 në Milano në stadiumin “San Siro” për momentin është pezulluar deri në shtator, me kusht që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të dorëzojë planin e rinovimit të stadiumit “San Siro”.
Në vitin 2026 finalja e Europa League do të zhvillohet në Stamboll në stadiumin “Beşiktaş Park”, ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt në stadiumin e Frankfurtit.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e Conference League në vitit 2026 të zhvillohet në Lajpcig në stadiumin “RB Arena”, ndërsa finalja e vitin 2027 do të luhet në Stamboll në stadiumin “Beşiktaş Park”.



