Teuta shkëputet në krye, Laçi dhe Vllaznia bëjnë ‘paqe’

Teuta shkëputet në krye, Laçi dhe Vllaznia bëjnë ‘paqe’

Teuta është shkëputur me dy pikë në krye të Superligës faë fitores 0-2 kundër Apolonisë në javën e 27. Një ndihmë për këtë dhanë edhe Laçi me Vllazninë, pasi sfida e tyre nuk prodhoi asnjë gol si pasojë e frikës për të mos humbur.

Aktualisht Teuta renditet e para me 49 pikë, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë dhe 4 më shumë se Laçi i vendit të tretë.

Më herët Tirana humbi mundësinë për t’u bashkuar me skuadrat e kreut pasi barazoi pa gola kundër Skënderbeut. Një pikë shpresë për korçarët të cilët pretendojnë të shpëtojnë sezonin.

Sakaq Kukësi është rikthyer te fitoret pas 8 ndeshjesh pasi ka mposhtur 0-3 Kastriotin, ndërsa kjo javë mbyllet të dielën me sfidën Partizani-Bylis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy