Gvozdenovic: Skënderbeu, në moment të vështirë. Duhet qetësi dhe do e kalojmë

Gvozdenovic: Skënderbeu, në moment të vështirë. Duhet qetësi dhe do e kalojmë

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë nesër ndaj Erzenit.

Gvozdenovic deklaroi se skuadra është në një moment të vështirë, por shtoi se është i sigurt që do e kalojnë.

Tre humbje radhazi, jemi në një moment të vështirë. Kishim suksese prej kohësh. Futbolli ka edhe momente të vështira, por jam i sigurt se do e kalojmë.

Unë kërkoj qetësi nga skuadra. I kam dhënë lojtarëve të kenë kujdes dhe të mos flasin shumë. Duam qetësi. Momenti i vështirë nuk kalohet me zor, duam kohë dhe qetësi, bashkë me punë. Këtë i kam kërkuar lojtarëve.

Edhe jeta ka ulje-ngritje. Edhe në futboll ka ardhur momenti i vështirë. Ta kalojmë këtë moment. Duam pak kohë dhe qetësi për ta kaluar. Futbolli nuk ka vetëm sukses. Jemi gati për kritikat, jam i sigurt se do e kalojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy