Manchester United, sfidë Barcelonës për Jorge Salinas

Manchester United, sfidë Barcelonës për Jorge Salinas

Pas Barcelonës dhe Atletico Madridit edhe Manchester United i është bashkuar garës për Jorge Salinas. 

Anësori aktivizohet për Racing Santander, ekip i cili është rikthyer në Primera Division.

19 vjeçari ka bërë mirë tek spanjollët dhe interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ gjithmonë nëse do të konkretizohet mund të shoqërohet me një pagë të konsiderueshme. 

Prioritet për Michael Carrick mbetet Lewis Hall por vështirësitë në lidhje me negociatat me drejtuesit e Newcastle United e kanë detyruar të fokusohet tek ky lojtar. 

Nëse nuk do t’ia arrijnë qëllimit, krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues janë të gatshëm të investojnë 16 milionë euro për lojtarin nga Santander.

Ndërsa ‘’ Los Cules ‘’ si duket kanë ofruar rreth 8 milionë euro, shtuar edhe opsionin e huazimit të Jorge Salinas.

 Sipas disa informacioneve talenti spanjoll ka si prioritet transferimin në ‘’ Camp Nou ‘’ por duke qenë se edhe dy klube të tjerë janë të përfshirë besohet se do ta analizojë me kujdes të vijimësinë. 

Vlen të ritheksohet se Manchester United mbetet në rangun e më të pasurve të botës dhe performon në një ndër kampionatet më prestigjozë, pa anashkaluar edhe rikthimin në Uefa Champions League pas disa sezonesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy