
Sezoni aktual është i 14-ti i Manuel Neuerit tek Bayern Muncheni.
Ishi i Schalke 04-tës tashmë konsiderohet një legjendë e bavarezëve, drejtuesit e të cilëve kanë përveshur mëngët në lidhje me rinovimin e kontratës.
Gjermanit i përfundon kontrata me ish rekordmenët e Bundesligës në qershorin e 2025-sës por siguria që ofron poshtë tre shtyllave i ka bindur për ta zgjatur për më tej.
Sipas ‘ Sky ‘, një ndër pikat më të rëndësishme lidhet me pagën e 38 vjeçarit, i cili pavarësisht moshës mbi supe vijon të përfshihet në rangun e më të mirëve në botë.
Disa dëmtime në kohët e fundit e kanë vënë disi në dyshim qëndrimin në ‘’ Allianz Arena ‘’ por si duket historia ka ndryshuar shumë shpejt në favor të Bayern Munchenit, skuadër e cila është shumë afër arritjes së një objektivi shumë të rëndësishëm.
Sigurisht klauzola në kontratë do të shoqërohet me një ofertë ndryshe dhe duhet parë nëse gardiani do të bindet për të vijuar rrugëtimin me bavarezët.



