Milani, objektiv tek Fenerbahche

Milani, objektiv tek Fenerbahche

Përforcimi i mesfushës do të jetë një ndër prioritetet e Milanit në merkaton verore.

Kuqezinjtë synojnë të rikthehen tek sukseset, objektivi i të cilëve tashmë është Sebastian Syzmanski.

Polaku po impresionon tek Fenerbahche, një ndër skuadrat më të famshme të Turqisë.

Ishi i Dynamo Moscow ka arritur statistika shpresëdhënëse, 12 gola dhe 14 asiste në 39 sfida dhe italianët do ti ofrojnë një mundësi mesfushorit për të vijuar karrierën në Milano.

Ulje-ngritjet e këtij sezoni demostrojnë se praktikisht ‘’ Djalli ‘’ e ka humbur luftën me rivalët e qytetit për titullin kampion në Serinë A por ka edhe një shans të fundit në Europë, pikërisht në Play Offin e Europa Leagues, kompeticion në të cilin e presin dy sfida kundër Rennes.

Një ekip si Milani është i mësuar përgjatë historisë të jetë kandidat për fitimin e titujve, sidomos në Itali dhe për sa i përket kontinentit të vjetër, numëron shtatë tituj në Champions League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy