Real Madridi ‘’ peshkon ‘’ në Brazil

Real Madridi ‘’ peshkon ‘’ në Brazil

  Në çdo merkato Real Madridi jo vetëm përqëndrohet në kontinentin e vjetër por i jep shumë rëndësi edhe talentëve në Brazil ose Argjentinë.

Me kalimin e kohës ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë kuptuar se kjo histori i ka prodhuar rezultate dhe nuk mendojnë të ndalen edhe në të ardhmen . 

Brasileirao është një ndër kampionatet më të njohur dhe kompetitivë të Amerikës Latine dhe spanjollët duan të rriten në çdo aspekt për të vijuar me sukseset  .

Matheus Nascimento , Endrick dhe Joao  Gomes janë objektivat e fituesve në fuqi të La Ligas dhe Champions Leagues  dhe sipas ‘ Espn ‘ Juni Calafat , i specializuar në spikatjen e talentëve ka vënë në dijeni drejtuesit për fillimin e negociatave në funksion  të transferimit të tyre  në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pasi ky Real Madrid gjithmonë synon majat në çdo turne pjesemarrës.

Në këtë histori ‘’ Los Blancos ‘’ si pothuajse çdo herë do të masin forcat me Liverpoolin, Atletico Madridin dhe Milanin por aktualiteti i favorizon sidomos duke iu referuar sezonit të kaluar ku dominuan në çdo aspekt rivalët.

 Në rastin e Joao Gomes , yllit të Flamengos, kryqytetasit e kanë menduar si zëvëndësuesin ideal në mungesë të Aurelien Tchouamenit , lojtar që mund të ketë shansin për të provuar emocionet e të luajturit në Champions League pas 100 ndeshjeve të zhvilluara me Flamengon.

Mbërritja në Europë në një moshë të tillë është diçka normale për talentët e Brazilit dhe për sa i përket këtij transferimi, kuqezinjtë  mendohet se do të përfitojnë 30 milionë euro.

Kur bëhet fjalë për Real Madridin,  përgjithësisht çdo lojtar ndihet i privilegjuar sepse për hir të së vërtetës transferimi në kryeqytetin spanjoll është ëndërra e fëmijërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy