Mario Balotelli nuk figuron ne grupin qe do te grumbullohet te shtunen nga seleksioneri italian, Giampiero Ventura, per ndeshjet e 12 nentorit perballe Liechtenshtejnit dhe me 15 nentor ndaj Gjermanise, sipas mediave sportive italiane.
Sipas Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, dy gazetat me te medha sportive italiane, Ventura nuk ka parashikuar qe te perfshije ne liste Balotellin, pavaresisht nisjes e mire te sezonit dhe golat e shenuar me Nice.
Italia do te luaje me Liechtenshtejnit me 12 nentor ne Vaduz per eliminatoret e Boterorit -2018 e me pas me Gjermanine ne nje miqesore me 15 nentor ne Milano.
Ne muajin shtator, Balotelli u perfshi ne nje paraseleksion per ndeshjet ndaj Spanjes dhe Maqedonise ne kuadrin e eliminatoreve te Boterorit 2018, por me pas nuk u thirr me.
I aktivizuar me seleksionin qe nga 2010, Balotelli nuk eshte perfshire me qe nga muaji nentor 2014 dhe seleksioni i 33-te dhe i fundit (13 gola) ka qene me 24 qershor 2014, ne ndeshjen e 3-te e te fundit te fazes se grupeve ne Boterorin brazilian.



