Sfidë e ashpër për Asension

Sfidë e ashpër për Asension

 Siç dihet tashmë , Marco Asensio është një ndër të shumtit lojtarë, i cili e përfundon kontratën në 30 qershor, fakt që ka vënë në lëvizje skuadrat e njohura për të firmosur me mesfushorin .

Spanjolli ende nuk e ka arritur rinovimin e kontratës me  Real Madridin dhe janë disa pretendentë që do të luftojnë për ta larguar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Newcastle , Juventusi , Milani dhe Arsenali do të masin forcat për ishi-n e Malagas , i cili duket se nuk bën më pjesë në planet e Carlo Ancelottit për të ardhmen , tek një ekip ku nuk i kanë munguar mundësitë por rendimenti i treguar në fushën e lojës vijon të mos e bindë ishi-n e Milanit .

Parashikohet një garë e fortë dhe paraprakisht arrihet në konkluzionin se ‘’ Las Urracas ‘’ janë paksa më të avantazhuar sepse konsiderohen ekipi më i pasur i botës por gjithsesi s’duhen anashkaluar as ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ , kuqezinjtë dhe londinezët sepse mund të befasojnë atëherë kur nuk e pret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy