Vendosën derbin/ Hasani: Meritonim më shumë. Keko: Vlen edhe barazimi

Vendosën derbin/ Hasani: Meritonim më shumë. Keko: Vlen edhe barazimi

Derbi Tirana-Partizani, u mbyll në barazim 1-1, me golat që u shënuan nga Florent Hasani për bardheblutë dhe Albers Keko për të kuqtë.

Pas ndeshjes, dy autorët e golave folën për MCN TV, ku ndër të tjera, Hasani deklaroi se Tirana meritonte më shumë.

Mendoj se meritonim më shumë. Kishim dy raste të arta për shënim. Për shumë minuta ishim superiorë në fushë. Goli i Partizanit na shokoi pak. Mendoj se në fund meritonim fitoren. Për lojën ka qenë ok, sepse ishte shumë e mirë. Jemi të mërzitur të gjithë, sepse nuk na kënaq barazimi. Ky është futbolli, të shpresojmë për rezultate pozitive në vijim. Diferencat nuk janë të mëdha dhe mund ta arrijmë skuadra e kreut.

Sipas Kekos, çdo pikë është e rëndësishme dhe vlen barazimi ndaj Tiranës.

Çdo pikë është e rëndësishme, kampionati është i gjatë, në një ndeshje si kjo ia vlen edhe barazimi. 

Janë shumë mungesa, është çudi që Partizani ka ngelur me pak lojtarë. Çdo lojtar që futet kërkon të japë maksimumi, si unë si lojtarët e tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy