Milan ‘’ peshkon ‘’ tek Brest

Milan ‘’ peshkon ‘’ tek Brest

 Merkatoja dimërore konceptohet si një trampolinë për Milanin për të thyer akullin në Serinë A .  Kuqezinjtë kanë ditur të jenë një kockë e fortë në Itali deri më tani dhe po marrin shënimet për prurjet e janarit . 

Italianët janë përqëndruar në Ligue 1 , jo tek ndonjë ekip me emër por tek modestët e Brest .  Mesfushori Romain Favre e ka impresionuar Stefano Piolin i cili menjëherë e ka vënë në listën e transferimeve duke ia shtuar vlerat .  

Sipas  Calciomercatos Milani nuk preferon të humbasë asnjë sekond por do të dërgojë ofertën në adresë të  23 vjeçarit gjatë javëve vijuese  i cili konsiderohet një titullar i padiskutueshëm nga Michel Der Zakarian .

Opsioni i Paolo Maldinit ka marrë konfirmimin e menjëhershëm të Stefano Piolit , trainer që ka ndihmuar në proçesin e rindërtimit deri në arritjen në Champions League .

Natyrisht që me një rivalitet të tillë në Scudetto dhe pa dyshim në turneun prestigjoz   , Milanit pavarësisht eksperiencës së madhe i duhet të bëjë zgjedhje perfekte sepse faza e dytë e sezonit do të tregojë limitet e kësaj skuadre .

Potenciali i të besuarve të  Stefano Piolit evidenton një vështirësi  për çdo kundërshtar por fakti se prej shumë vitesh e ka humbur rivalitetin e kohëve të arta  thekson një punë voluminoze në të tashmen për të përballuar siç duhet të ardhmen.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy