
Paraqitjet e bëra me ekipin e Juventusit po i sigurojnë pretendentë cilësorë Kenan Yildiz.
Me vetëm 19 vite mbi supe turku ka ditur të adaptohet tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, aty ku kërkesa e llogarisë është shumë e madhe dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë.
Duke iu referuar këtij fakti, drejtuesit e bardhezinjve po e analizojnë me detaje situatën e talentit të lindur në Gjermani, i konsideruar nga ekspertët si një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër.
Edhe pse eksperienca nuk është e mjaftueshme në një ndër kampionatet më prestigjozë, ecuria e deritanishme dëshmon se kemi të bëjmë me një talent të rrallë në futboll.
Në sezonin e shkuar Kenan Yildiz u aktivizua në 32 sfida nga Massimilliano Allegri, të shoqëruara me 4 gola dhe një lojë impresionuese.
Të ndërgjegjshëm për cilësitë e tij, juventinët tashmë kanë përcaktuar 40 milionë euro, klauzolë që i korrespondon prishjes së kontratës, shifër e konsiderueshme, sidomos për moshën e tij.
Falë dhënies së maksimumit dhe kompromisit total me ish kampionët e Scudettos, Kenan Yildiz konsiderohet tashmë asi nën mëngë i trainerit Thiago Motta, i cili sapo e ka filluar eksperiencën e tij, tek një ekip shumë të famshëm, jo vetëm në Itali.
Do të jetë e vështirë për çdo pretendent të përfitojë shërbimet e këtij lojtari sepse parashikohet një rezistencë nga ana e Juventusit në merkatot vijuese.



