
Pas disa kohësh larg pankinës, e ardhmja e Antonio Contes parashikohet se shumë shpejt do të vendoset.
Traineri nga Lecce mban mbi supe një eksperiencë të gjatë, për të cilin do të rivalizojnë njëra-tjetrën tre skuadra.
Milani, Napoli dhe Roma do të masin forcat për 54 vjeçarin,i cili e njeh shumë mirë Serinë A pasi në të kaluarën drejtoi disa ekipe, si përshembull Atalanta, Juventusi dhe Interi, por edhe në Serinë B Arezzon, Barin dhe Sienën.
Në rastin e kuqezinjve duhet theksuar se vijimësia e Stefano Piolit mbetet ende në dyshim dhe ishi i Chelseat preferohet nga drejtuesit e tyre , edhe pse po shqyrtohen edhe alternativa të tjera si Thiago Motta dhe Raffaelle Palladino i Monzas.
Ndërsa ‘’ Il Partenopei ‘’ kanë mbetur në prapavijë në krahasim me sezonin e shkuar dhe presidenti Aurelio Di Laurentis pretendon të rikthejë buzëqeshjen me mbërritjen e Antonio Contes në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, trainer që e njeh mjaft mirë rrugën drejt suksesit.
Në lidhje me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ mund të thuhet se pavarësisht se Jose Mourinho është favoriti për të qëndruar në ‘’ Olimpico ‘’, kryeqytetasit nuk e kanë lënë me kaq sepse në listë janë edhe Farioli dhe Thiago Motta, i cili po zhvillon një sezon mbresëlënës me Bolognan, momentalisht e 4-tërta në renditje, pas 16 sfidave.
Besohet se merkatoja e verës do të jetë përcaktuese për të ardhmen e Antonio Contes, i cili në të kaluarën fitoi Serinë B me Barin , tre kampionate dhe dy Superkupa me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’, një Premier League dhe një Fa Cup me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe përsëri Serinë A me zikaltërit.



