Neuer rinovon me Bayernin

Neuer rinovon me Bayernin

 Zërave të shumtë për një largim të Manuel Neuer nga ‘’ Allianz Arena ‘’ gjatë merkatos së verës , ja kanë mbyllur gojën drejtuesit e Bayern Munchen pas rinovimit të kontratës deri në 30 qershorin e 2024-tës.

36 vjeçari ka zhvilluar një karrierë shumë të suksesshme me gjigandin e Bundesligës dhe më e pakta që mund të bënin drejtuesit ishte të luftonin për qëndrimin e gardianit në sajë të kontributit 11- vjeçar .

Ky sukses është tejet i rëndësishëm për vazhdimësinë sepse ishi i Schalke 04-tës konsiderohet një emblemë dhe shquhet si një portier shumë i guximshëm në situata të caktuara në të cilat ka treguar vlerat e jashtëzakonshme .

 Në lidhje me këtë hap të bërë, drejtori sportiv Hasan Salihamidzic ka deklaruar :

“ Jemi shumë të lumtur që Manuel vendosi të qëndrojë tek Bayerni. Prej shumë vitesh përfaqëson këtë klub dhe pavarësisht se është një ndër lojtarët kyç , mban shiritin e kapitenit . Shpresojmë që të arrijmë çdo objektiv gjatë sezonit vijues sepse me  prezencën e tij kemi shumë garanci ‘’, ishin këto fjalët e boshnjakut.  

Megjithatë ky sukses thekson edhe një parapërgatitje të drejtuesve të cilët pak e nga pak duhet të bëjnë zgjedhjen për të ardhmen e kuadratit të bardhë e cila duhet të jetë afatgjatë për të shënuar nisjen e një cikli të ri tek bavarezët .

Që nga mbërritja nga Schalke 04, Manuel Neuer menjëherë filloi të spikasë duke fituar protagonizëm dhe arriti  me meritë të lërë shenjë me këtë skuadër, me të cilën numëron 472 sfida gjatë të cilave ka pësuar 370 gola dhe e ka lënë në 226 portën e paprekur.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera tek Bayern Munchen , Manuel Neuer arriti të shëndërrohej në të pazëvëndësueshëm tek Gjemania , me të cilën fitoi Botërorin e Brazilit në 2014-tën, eveniment ku më së shumti do të mbahet mend fitorja historike kundër ‘’ Seleçaos ‘’ me rezultatin tenistik 1-7.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy