
Pas eksperiencës tek Fiorentina e cila e ka ndihmuar disi për ta rikuperuar terrenin e humbur, menjëherë për David De Gean ka shfaqur interes Monaco.
34 vjeçari është në metrat e fundit të karrierës por cilësitë e tij mbeten të padiskutueshme.
Falë ‘’ Vjollcëve ‘’ madrileni përsëri ka provuar ndjesinë e të qënit protagonist dhe sigurisht ia ka mbyllur gojën kritikëve.
Drejtuesit e skuadrës nga ‘’ Principata ‘’ kanë filluar tentativat për ta transferuar spanjollin në ‘’ Luigjin e Dytë ‘’ dhe flitet se negociatat ndërmjet palëve kanë avancuar me sukses në javët e fundit.

Karrierën David de Gea e ka zhvilluar tek Atletico Madridi, Manchester United dhe tashmë tek Fiorentina, të cilit i mbetet ende për të demostruar tek një ndër sportet më të ndjekur në botë.
Një avantazh për gardianin e tre shtyllave do të ishte pjesëmarrja në Champions League sezonin vijues, një kompeticion të cilin e njeh shumë mirë dhe mund të jetë determinant për ekipin e trainerit Adi Hutter.
Në sezonin e sapo lënë pas David De Gea pësoi 35 gola në 32 sfida dhe rendimenti i tij e ka ndihmuar Fiorentinën për tu kualifikuar në Conference League vijuesin.



