Përballja me Barcelonën, Ancelotti: Nuk jemi favoritë

Përballja me Barcelonën, Ancelotti: Nuk jemi favoritë

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur para mediave, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ndaj Barcelonës.

Tekniku italian është shfaqur i matur në konferencë, duke thënë se ekipi i tij nuk është favorit ndaj katalanasve.

“Do të isha i shqetësuar nëse lojtarët do të mendonin që jemi favoritë, por ata nuk mendojnë kështu. Ata mendojnë se duhet të japim gjithçka për të fituar. Nuk jemi favoritë në këtë sfidë. Këto ndeshje janë gjithmonë të barabarta, pa marrë parasysh distancën në La Liga. Ashtu siç ishte ndeshja në La Liga”, deklaroi Ancelotti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy