
Ditën e sotme u luajtën 5 ndeshje në Bungesligën gjermane, të vlefshme për javën e 17-të.
Leipzig u shtang në shtëpi, teksa u mposht 0-2 nga Arminia Bielefeld. Eintracht Frankfurt vazhdon me serinë e fitoreve, pasi sot mposhti minimalisht 1-0 Mainzin.
Fitore minimale regjistroi edhe Union Berlin, ndaj Bochum në transfertë. Ndërkohë dy ndeshjet e tjera, Greuther Furth-Augsburg dhe Hoffenheim-Monchengladbach, u mbyllën në barazim 0-0 dhe 1-1.
Më vonë do të luhet edhe sfida e fundit për ditën e sotme, ajo mes Hertha Berlin dhe Dortmund.



