Kombëtarja përballet sonte me Çekinë

Kombëtarja përballet sonte me Çekinë

Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë edhe provën e dytë miqësore të qershorit, kësaj rradhe përballë Republikës çeke në Pragë.

 Kjo ndeshja do të jetë prova e fundit për kuqezinjtë në pragë të kualifikuese të botërorit Katar 2022.

 Trajneri Edi Reja po bëhet gati për ndryshime në formacion, pasi thuajse  në çdo repart pritet lëvizje.

 Pas performancës së mire ndaj Uellsit, Gentian Selmani ka bindur që edhe këtë miqësore porta të mbrohet nga ai.

 Ndërkaq ndryshime ka në treshen e mbrojtjës me Ajetin dhe Veselin që do ndihmohen nga Berat Gjimshiti.

 Në krahë do te jete sërish Doka në të djathtë ndërsa në të majtë në vend të Lenjanit do të luaj Trashi.

 Sa i takon qëndrës së mesfushës trajneri Reja kam provuar treshen Abrashi-Laci-Kallaku duke shpresuar që këtë herë të zgjedhurit e tij të krijojnë më shumë lojë.

 Edhe në sulm ka ndryshime. Sulmuesi i Tiranës Taulant Seferi pritet të zbresë në fushë që nga minuta e parë ndërsa përkrahë tij do të jetë dhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj.

 Edhe pse nje ndeshje e konsideruar e vështirë për kuqezinjte, ajo do t’i shërbejë trajnerit për të konsoliduar grupin në prag të eliminatoreve të Kupes se Boter, Katar 2022, qe nisin ne muajin shtator.

Miqësorja Republika Çeke- Shqipëri do të luhet sot në orën 20:15 dhe do të jetë  ndeshja e fundit për këtë sezon ndërsa rikthehen në shtator për kualifikueset e botërorit Katar 2022 ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy