Futbollisti shqiptar, Jorgo Pëllumbi, ka ndryshuar skuadër. Mbrojtësi nga Korça, u largua nga kroatët e Varazdin dhe do të vazhdojë karrierën në Hungari.
Këtë të enjte, ishte klubi i Debrecen, që njoftoi firmën me mbrojtësin 23-vjeçar. Kjo do të jetë aventura e parë për Pëllumbin në kampionatin hungarez.
Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi spikati në Superiore me Skënderbeun, skuadër e vendlindjes, ndërsa për një sezon ka luajtur edhe me Kukësin.



